Tre klube të mëdha në garë për mbrojtësin e Juventusit

Futboll

Tre klube të mëdha në garë për mbrojtësin e Juventusit

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 10:59
Juventus

Arsenali, Dortmundi dhe Marseille janë futur në një garë të nxehtë për të transferuar mbrojtësin e Juventusit, Medhi Benatia, gjatë merkatos verore.

31-vjeçari është duke u përgatitur të largohet nga kampioni italian dhe do të presë oferta pas Kupës së Botës me Marokun, dhe tashmë ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave europiane.

Arsenali e sheh atë si kandidatin ideal në qendër të mbrojtës pas dëmtimit të Laurent Koscielny, ndërsa Dortmundi ka për qëllim ta rikthejë atë në Bundesligë, por edhe Marseille shpreson të mbetet në garë për të.

Ndërkohë, Juventusi është duke ndjekur Diego Godin, Jose Gimenez dhe Matthijs de Ligt si zëvendësues potencialë të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat