Historia e çuditshme e përjashtimit të Sane nga Gjermania

Futboll

Historia e çuditshme e përjashtimit të Sane nga Gjermania

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 12:32
Sane

Botërori po afron dhe është kthyer në krye argumentin e ditës në botën sportive.

Ka një ngjarje që po komentohet më shumë se të gjitha në Europë.

Bëhet fjalë për mospërfshirjen në kombëtaren gjermane të Leroy Sane.

Edhe pse është shpallur futbollisti i ri më i mirë në ligën e parë angleze, ai nuk është i përzgjedhuri i Joachim Loew në 23-shen gjermane.

Pak ditë më parë, Sane ishte ndër të përzgjedhurit për të takuar kancelaren gjermane, Angela Merkel. Por vendimi i përjashtimit të tij ka befasuar shumëkënd, sidomos në Angli.

Disa ekspertë thonë se kjo tregon se sa shumë yje ka përfaqësuesja gjermane, sa i lejon vetes që të përjashtojë një futbollist të kalibrit të Sane.

Të tjerë komentues thonë se do ishte mirë që Sane të merrte nënshtetësinë angleze.

Por gjermanët janë gjermanë dhe nuk janë shumë emocionalë. Për ta, përjashtimi i Sane ka qenë një vendim i qartë i Joachim Low.

Lojtari nuk ka dhënë thuajse asgjë me kombëtaren, edhe pse shkëlqen me ekipin e tij, Manchester City në Angli.

Pas ndeshjes me Brazilin, Toni Kroos e shigjetoi ashpër për rolin e tij në fushë, por nuk ia përmendi emrin.

Disa media shkruajnë se Sane u përjashtua nga klanet e krijuara në kombëtare, por “Bild” shkruan atë që tashmë dihet: Në Gjermani ka rëndësi ekipi dhe jo aq shumë individualitetet.

Natyra luteriane e gjermanëve është e rreptë, aq sa thuhet se një tatuazh i bërë nga Sane mund të ketë acaruar drejtuesit e Mannschaft-it.

Sane bëri tatuazh veten e tij në kurriz, diçka që u prit me të qeshura në Angli, por me habi në Gjermani.

Jo vetëm kaq, por kur u thirr për t’u grumbulluar me kombëtaren që do luante në Kupën e Konfederatave, Sane nuk pranoi duke thënë se do bënte operacion hundën.

Këtu gjermanët nuk të falin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat