Fadil Vokrri e kishte planifikuar që nesër të nisej për në Rusi.

Futboll

Fadil Vokrri e kishte planifikuar që nesër të nisej për në Rusi.

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 17:02
Fadil Vokrri

Ish-presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit ishte bërë gati me çdo gjë që të nisej për në Rusi ku ishte i ftuar në hapjen e Kampionatit Botëror.

Vokrri kishte ftesë të veçantë nga presidenti i UEFA-s, për të qenë i pranishëm në hapjen e këtij evenimenti.

Këtë e konfirmojë për KosovaPress, sekretari i FFK-së, Eroll Salihu i cili tha se nesër kemi pasur të nisemi për në Rusi.

Miq te afërm të Vokrrit kanë treguar se ai mezi po e priste të merrte pjesë në hapjen e Botërorit. Por, ai u tradhtua nga zemra e tij, në ditën kur ai duhej të merrte këtë rrugë, ajo e dërgoi në një rrugë tjetër pa kthim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat