Khedira: Kam frikë Spanjën

Futboll

Khedira: Kam frikë Spanjën

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 12:53
Khedira: Kam frikë Spanjën

Gjermania është kampionia e botës në fuqi dhe do të kërkoj ta mbrojë këtë titull në Rusi, por nuk do të jetë aspak e lehtë.

Skuadra e Loë shikohet si favorie për të shkuar deri në fund edhe këtë herë, por rivaliteti pritet të jetë më i madh.

Kombëtaret e mëdha mund të thuhet se janë përmirësuar të gjitha në krahasim me katër vite më parë, por njëra prej tyre është ajo që frikëson me shumë mesfushorin Sami Khedira.

Rreziku numër 1 për yllin e Juventus është Spanja: “Kam frikë Spanjën, – ka thënë ai për Gazzetta dello Sport, – sepse ka shumë të rinj të talentuar, një mbrojtje të mirë dhe një portier të madh".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat