Edhe ish ylli i Milanit dhe Kroacisë nderon Vokrrin

Futboll

Edhe ish ylli i Milanit dhe Kroacisë nderon Vokrrin

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 13:27
Zvonimir Boban ishte i pranishëm në homazhe për Vokrrin

I pari i futbollit të Kosovës la pas shumë miq, kurse miq kishte anekënd botës.

Zvonimir Boban ishte i pranishëm në homazhe për Vokrrin, ku ai shprehu ngushëllime familjarëve dhe gjithë popullit shqiptar.

Boban momentalisht është zëvendës sekretar i FIFA-së.

Gjatë kohës kur Kosova priste debutimin në ndeshje ndërkombëtare, Boban ishte përgjegjës për dhënien e lejes për futbollistët kosovarë, duke dhënë kontribut të çmuar në këtë drejtim.

Ai pritet të jetë i pranishëm edhe në varrimin e Vokrrit i cili bëhet në ora 17:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat