Mourinho ironizon: Unë dhe Caballero jemi njësoj në portë - Bota Sot
Mourinho ironizon: Unë dhe Caballero jemi njësoj në portë

Futboll

E hënë, 16 korrik 2018

Mourinho ironizon: Unë dhe Caballero jemi njësoj në portë

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 11:47
Jose Mourinho

Jose Mourinho këto ditë ndodhet në Rusi, ku është duke bërë komentatorin për televizionin rus. Pas përfundimit të ndeshjes Argjentinë-Islandë ai ironizoi poetierin e Argjentinës.

“Caballero dhe unë jemi e njëjta gjë në portë. Edhe unë do të kisha bërë të njejtat pritje sikur të isha në portë në atë moment”, deklaroi trajneri portugez i Manchester United.

Më pas ‘Special One’ foli edhe për skuadrën islandeze.

‘Ajo që kam parë në këtë ndeshje të Islandës është kompaktësia. Një skuadër e rreshtuar shumë mirë dhe duke mos i lënë Messit dhe të tjerëve asnjë hapësirë në lojën një kundër një. Duket që janë ushqyer mirë që në vogëli’, përfundoi Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test