Zabërgja ndahet me ‘elektricistët’

Futboll

Zabërgja ndahet me ‘elektricistët’

Nga: Kemajl Goca Më: 19 qershor 2018 Në ora: 10:51
Enis Zabërgja

Sulmuesi Enis Zabërgja konfirmon se nuk është pjesë e anëtari të ri të elitës së futbollit, KEK-u nga Kastrioti. Ai me gjasë do ta vesh petkun e ndonjë skuadre në elitë, por deri me tani nuk ka saktësuar asgjë. Ai është i lumtur që me ‘elektricistët’ u kthyen në shoqërinë e më të mirëve. “Nuk do të jem pjesë e KEK-ut. Ka qenë kënaqësi që kam luajtur për këtë ekip me traditë. Falënderoj drejtuesit e klubit, si Arben Shahinin, Istref Klinakun, Jimy Keka që kanë qenë shumë korrekt, bashkëlojtarët, kapitenin Besart Dushin edhe krejt tifozët e Kastriotit, që na kanë përkrahur dhe KEK-u u kthye në Superligë, aty ku e ka vendin”, ka thënë Zabërgja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat