Fjalët e para të Nainggolan si lojtar i Interit

Futboll

Fjalët e para të Nainggolan si lojtar i Interit

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 09:22
Radja Nainggolan

Nainggolan ka mbërritur në Milano dhe sot do t’i kryejë testet mjekësore te Interi.

Mesfushori belg është pritur nga tifozë të shumta para testeve mjekësore që do t’i kryejë gjatë ditës së hëne, për ta kompletuar transferimin te Interi, raporton “Football Italia”.

Marrëveshja është arritur për 24 milionë euro si dhe dy lojtarë: Davide Santon dhe Nicolò Zaniolo.

"Jam shumë i lumtur. Shpresoj se do të jenë edhe tifozët kur të luaj”, tha Nainggolan pas takimit me Zi Kaltrit.

Nainggolan, që mbushi 30 vjet muajin e kaluar, ka qenë pjesë e Romës që nga janari i vitit 2014, ku ishte transferuar për 18 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat