Veron: Ronaldo është më vendimtar se Messi

Futboll

Veron: Ronaldo është më vendimtar se Messi

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 10:08
Ronaldo dhe Messi

Në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello Sport, ish përfaqësuesi i Argjentinës dhe ish lojtarë i skuadrave të njohura si Manchester United, Lazio, Villarreal, ka treguar për diferencat ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, gjithnjë duke u bazuar në atë që po ndodh këtë botëror.

”Me Portugalinë, Cristiano është një udhërrëfyes, ai udhëheq kundërsulmet, vrapon si i çmendur me topin në këmbë, është menatlisht i fortë, ndodhet gjithmonë në zonë, driblon kundërshtarët dhe dërgon skuadrën përprara. Është i kudondodhur në fushë. Messi nuk është ashtu”, u shpreh Veron.

”Ndërmjet Messit dhe Ronaldos, pas një reflektimi të gjatë e të kujdesshëm, kam rënë në përfundim që Portugezi di se si të jetë vendimtar edhe nëse nuk ka skuadrën e duhur prapa tij, por Messi ka nevojë për mbështetje për të qenë vendimtar edhe pse pavarësisht kësaj është një lojtar i madh," përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat