Kur Prishtina me një lëvizje shtyri krejt ish Jugosllavinë ta sulmojë dhe e dënuan!

Futboll

Kur Prishtina me një lëvizje shtyri krejt ish Jugosllavinë ta sulmojë dhe e dënuan!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2018 Në ora: 15:04
Prishtina në sfidat e fundit të elitës së futbollit të ish RSFJ-së

Pjesa e 59-të (edicioni i pestë për Prishtinën 1987-88): Prishtina bie nga elita e futbollit ish jugosllav. Në Mostar (java e 33-të, me 8 qershor), Prishtina pësoi debakël me rezultat 5:0 nga Velezhi. Me 12 qershor, në javën e fundit (e 34-të), Prishtina ishte në epërsi me 2:0 deri në minutën e 88-të, me golat e Muharrem Sahitit dhe Dragan Lepejnicës, por barazimi (2:2) në Nikshiq mes Sutjeskës dhe Cërvena Zvezdës,  e kishte detyruar ekipin e Prishtinës të bëjë një lëvizje dhe e shtyri krejt ish Jugosllavinë ta shumojë.  Sutjeska kishte llogaritur se me barazim mbetet në ligë, kurse Prishtina duke e parë dallaveren e klubit nga Nikshiqi, ia lëshoi tri gola Çelikut për tre minuta, kësisoj nga 2:0 u shndërrua në 2:3 (Gollubica, Fillesh, Ratkoviq). Çeliku triumfoi me 3:2 dhe kjo shkaktoi senzancion! Prishtina edhe me fitore largohej nga liga se e kishte goldallimin më të dobët se Sutjeska, kësisoj e shpëtoi Çelikun dhe e Sutjeska bie nga rangu elit.  Prishtina sulmohet dhe madje ishte dënuar me minus 6 pikë në Ligën e Dytë Unike. Prishtina bie nga liga pas pesë viteve. Këtë vit Kujtim Shala (15 gola) për një gol nuk u shpall shënuesi më i mirë, mbetet në vend të dytë me një gol me pak se Dushan Milinkoviq i Radit.

Java 33

Me 8 qershor

Slloboda - Rijeka       2:0

Sarajeva - Partizani     2:2

Buduçnosti - Dinamo Z     3:3

Vojvodina - Radniçki   2:1

Velezhi - Prishtina     5:0

Çeliku - Hajduku       3:0

Vardari - Sutjeska     2:0

C. Zvezda - Osijek       6:1

Radi - Zhelezniçari  2:1

Java 34

Me 12 qershor

Osijeku - Rad          3:2

Sutjeska - C. Zvezda    2:2

Hajduku - Vardari       0:0

Prishtina - Çeliku        2:3

Radniçki - Velezhi        3:2

Dinamo Z - Vojvodina    5:0

Partizani - Buduçnosti    2:0

Rijeka - Sarajeva     2:1

Zhelezniçari - Slloboda      3:3

Tabela

1. C.Zvezda         34  17 11  6  66 39  45

 2. Partizani       34  17 10  7  62 37  44

 3. Velezhi             34  15 12  7  61 34  42

 4. Dinamo Z.           34  16 10  8  55 36  42

 5. Slloboda            34  14 10 10  53 41  38

 6. Vardari            34  15  7 12  37 40  37

 7. Radniçki             34  14  4 16  48 46  32

 8. Rijeka                   34   9 14 11  33 39  32

 9. Buduçnosti      34  10 12 12  40 48  32

10. Vojvodina     34  11 10 13  40 51  32

11. Osijeku                   34  10 11 13  44 61  31

12. Zhelezniçari    34   8 14 12  38 44  30

13. Hajduku             34   8 14 12  40 50  30

14. Sarajeva                 34  11  8 15  37 47  30

15. Radi             34  11  8 15  44 56  30

16. Çeliku            34  12  5 17  39 45  29

17. Sutjeska       34  10  9 15  42 49  29 

18. Prishtina                 34  10  7 17  43 59  27

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat