Mijëra bileta të shitura për sfidën Drita – Malmo

Futboll

Mijëra bileta të shitura për sfidën Drita – Malmo

Nga: Kemajl Goca Më: 8 korrik 2018 Në ora: 16:49
Mijëra bileta të shitura për sfidën Drita – Malmo

Të martën me (10 korrik, në orën 20.45), skuadra e mirënjohur suedeze Malmo, do të zbarkojë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe do të takohet me kampionin e Kosovës, Dritën nga Gjilani, në kuadër të rrethit të parë eliminatorë të Champions League. Mbretëron interesim i madh për të parë këtë sfidë sidomos Drita që synon të bëjë historinë! Sipas klubit kampion, deri me tash janë shitur më shumë se 5 mijë bileta. “Pasi që interesimi ishte shumë i madh, për më pak se 6 orë, janë shitur mbi 5000 bileta në dy pikat e ndryshme të qytetit tonë, të vlefshme për ndeshjen e Champions league kundër Malmos”, bëhet e ditur nga Drita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat