Skënderbeu prenoton miqësoren e parë, ja kur do të debutojë Orges Shehi si trajner

Futboll

Skënderbeu prenoton miqësoren e parë, ja kur do të debutojë Orges Shehi si trajner

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 19:01
Skënderbeu prenoton miqësoren e parë, ja kur do të debutojë Orges Shehi si trajner

Skënderbeu startoi ditën e premte përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, në drejtimin e ish-kapitenit Orges Shehi, i cili do të jetë edhe “timonieri” i ri i korçarëve.

Kampionët në fuqi vijojnë përgatitjet në qytetin e Korçës mes dilemave të shumta të merkatos. Tekniku durrsak ka prenotuar edhe miqësoren e parë. “Panorama Sport” mëson se “Ujqërit e Dëborës” do të zhvillojnë takimin e parë miqësor, ku si kundërshtar do të kenë fqinjët e Maliqit.

Ky takim është planifikuar të zhvillohet ditën e premte në orën 18:00, në anekset e stadiumit “Skëndebeut”. Edhe pse ndaj një skuadre të Kategorisë së Dytë, kjo miqësore do t’i shërbejë teknikut Shehi për të parë gjendjen e lojtarëve dhe për të provuar lojtarët e rinj. Maliqi bën pjesë në Grupin B të Kategorisë së Dytë dhe drejtohen nga trajneri Egli Malësija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat