Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, mundet nga Malmo me rezultat 3:0, në ndeshjen e parë eliminatore në Champions League në futboll. Kampion nga Suedia ishte më i mirë dhe shënoi fitore bindëse, që pothuajse e ka kualifikuar në rrethin e dytë. Megjithatë, në faqen e Dritës raportohet se ka qenë një emocion i veçantë dhe sipas tyre një spektakël futbolli. “Evropë, spektakël, emocion, krenari, të gjitha e kanë një emërues të përbashkët, FC Drita.
Në praninë e 10 mijë INTELEKTUALËVE me plotë kuptimin e fjalës, që çdo qytetar i Kosovës lakmonte të ishte nga Gilani, u dha një spektakël i paparë në tribuna në përkrahjen e djemve të Dritës, djemve të cilët dhanë çdo gjë nga vetja për ti gëzuar adhuruesit e futbollit nga gjithë Kosova. FC Drita edhe pse pësoi disfatë nga Malmo, tregoj që është e madhe, duke respektuar Kryetarin Legjendar të FFK-së Fadil Vokrrin me një baner të shpalosur dhe me brohoritjet për legjendën si në kohërat e vjetra.
Kur përmendim kohërat e vjetra, tifozët e FC Dritës, që mbajnë emrin Intelektualët me plot meritë, nuk i harruan assesi lojtarët e vjetër të cilët djersitën fanellat e tyre nëpër stadiumet me baltë. Në përkrahje të të gjithë atyre që kontribuan për futbollin e Kosovës, INTELEKTUALËT shpalosen edhe një pankartë ne shenjë respekti për gjeneratat e mëhershme. Një ndeshje e nivelit evropian, e cila për adhuruesit e flaktë ishte me rëndësi kultura dhe me rëndësi organizimi i nivelit më të lartë, nuk kishte rëndësi rezultati, por kultura dhe dëshmia që tifozët e Dritës janë INTELEKTUALË.
Jo vetëm qytetarët nga Gilani të cilët janë adhurues të FC Dritës, por Kosova ka dëshmuar që e ka vendin në Evropë.
Dhe për fund kryesia e FC Drita, falënderon të gjithë ata të cilët kontribuan në mënyrë direkte dhe indirekte për organizimin e kësaj ndeshje, duke filluar nga FFK me stafin profesional, Komunën e Gilanit, lojtarët të cilët ofruan spektakël, dhe në veçanti falënderon tifozët që dëshmuan që me plotë meritë mbajnë emrin INTELEKTUALË me organizimin dhe kulturën që treguan”, thuhet nga klubi Drita.