Liverpooli dorëzon sot ofertën zyrtare për Alissonin - Bota Sot
Liverpooli dorëzon sot ofertën zyrtare për Alissonin

Futboll

E enjte, 20 shtator 2018

Liverpooli dorëzon sot ofertën zyrtare për Alissonin

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 11:26
Alisson Becker

Raportet e mediave në Itali sugjerojnë se Liverpooli është i gatshëm të bëjë një ofertë zyrtare prej 60 milionë euro plus pesë milionë tjera bonuse për portierin e Romës, Alisson Becker.

Portieri brazilian ka qenë i lidhur me Reds, së bashku me Real Madridin dhe Chelsean, por deri më tani asnjëra skuadër nuk ka bërë një ofertë zyrtare.

Megjithatë, tani pasi Brazili nuk është në Kupën e Botës, skuadrat mund të drejtojnë ofertat kah portieri Alisson.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Liverpooli po përgatit një ofertë prej 60 milionë euro plus pesë tjera bonuse, e cila mund të dorëzohen zyrtarisht sot.

Reds janë të gatshëm t’i ofrojnë Alissonit një kontratë pesëvjeçare me vlerë gjashtë milionë euro për sezon plus bonuse, më shumë se marrëveshja që ai arriti në parim me Real Madridin.

Megjithatë, Roma vazhdon të këmbëngulë për së paku 70 milionë euro dhe e ka bërë të qartë se nuk do të presë përgjithmonë për një ofertë të pranueshme, pasi ata do të kishin nevojë për kohë për të gjetur një zëvendësim adekuat.

Alternativat do të ishin Alphonse Areola ose Salvatore Sirigu, por ende nuk është e qartë nëse Alisson do ta pranonte Liverpoolin pasi zemra e tij thuhet se është vendosur në Real Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test