Kur Bylbyl Sokoli ishte përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, një vit pa kërcitur lufta me Serbinë

Futboll

Kur Bylbyl Sokoli ishte përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, një vit pa kërcitur lufta me Serbinë

Nga: Kemajl Goca Më: 13 korrik 2018 Në ora: 16:07
Kur Bylbyl Sokoli ishte përzgjedhës i kombëtares së Kosovës një vit pa kërcitur lufta me Serbinë

Për ata që nuk e din se kush ishte Bylbyl Sokoli, mund ta shohin edhe përmes këtij shkrimi se kush vërtet ishte profa! Hiq më larg se para 21 viteve Bylbyl Sokoli ka qenë përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në futboll. Me një frizurë të stilit anglez, me një veshje elegante dhe me një shikim paksa të vrazhdë,  jepte instruksionet e tija gjatë një stërvitje në stadiumin e Flamurtarit të Prishtinës.  

Qindra metra larg stadiumit ishte milicia e Serbisë e cila kur e kuptonte se po stërvitin turr e vrap për t’i ndalur ato!  Sokoli apo siç thonë profa, gjithmonë do ta ketë në kujtesë se sa vështirë ishte të jesh në krye të kombëtares në kohën kur përballeshin me tytat e automatikut të agresorit serb.

Ky shkrim që shihet në foto është botuar me 31 mars të vitit 1997 në javoren sportive të asaj kohe “Top Sporti”, që botohej nga i ndjeri Agim Binaku.   Brezi ri duhet ta dijë se Sokoli ka qenë prej më të sakrifikuarve të asaj periudhe dhe që më shumë krenari ka drejtuar kombëtaren e Kosovës. Një vit para se të kërciste lufta me okupatorin serb,  është një stërvitje e kombëtares së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat