Skuadra e madhe gjermane, Borusia Dortmund e ka zyrtarizuar shitjen e yllit gjerman, Erik Durm.
Mbrojtësi i krahut do të luaj në Premierligë në një skuadër me futbollistin kosovar, Florent Hadërgjonaj te Huddersfield Town.
“Ne falëndërojmë Erik Durm për angazhimin në Dortmund. I dëshirojmë të gjitha të mirat në aventurën e re në ishull” thuhet në njoftim.
Durm do të bashkohet me trajnerin gjerman, Kevin Vagner i cili edhe e kishte zbuluar si futbollist sa ishte trajner i të rinjëve të Dortmundit.