Cristiano Ronaldo ka mbërritur në Torino, para kompletimit të transferimit të tij në Juventus nga Real Madridi.
Ronaldo mbërriti sot në Caselle të Torinos me aeroplan privat, njofton faqja zyrtare e Juventusit në Twitter.
Portugezi pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore nesër gjatë ditës para se të prezantohet para mediave si lojtar i “Zonjës së vjetër”.
Ronaldo i është bashkuar Juventusit nga Real Madridi për 112 milionë euro, dhe do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej 30 milionë euro.