Kampionia e Kosovës Drita e ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Luftëtarit, Eri Lamçja.
Klubi gjilanas ka njoftuar në llogarinë e vet zyrtare në Facebook se e ka transferuar sulmuesin Eri Lamçja nga Luftëtari.
“Drita ka arritur marrëveshje me ish sulmuesin e FC Luftëtarit Eri Lamçja. Ne i urojmë mirëseardhje dhe suksese në klubin tonë”, ka shkruar Drita në Facebook.
Futbollisti 24-vjeçar, i lindur në Elbasan vjen nga skuadra e Luftëtarit.
Në parë, ai ka qenë edhe pjesë e Teutës së Durrësit dhe Elbasanit.