Gledi Mici firmos me Shkëndijën e Tetovës

Futboll

Gledi Mici firmos me Shkëndijën e Tetovës

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 11:39
Gledi Mici

Ashtu siç pritej, Gledi Mici është zyrtarizuar si futbollist i Shkëndijës së Tetovës. 

Mbrojtësi i krahut të majtë shihet si një zëvendësim ideal për Cuculin në repartin e mbrojtjes, aty ku Shkëndija shfaqi mjaft probleme në ndeshjen e fundit kundër New Seints nga Uellsi në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve. 


Pasi prishi kontratën me Skënderbeun, Mici ishte një futbollistë i lirë. ndërsa vetëm para pak minutash ka ardhur edhe zyrtarizimi nga klubi i Shkëndijës në faqen zyrtare të saj. Karriera e deritanishme e 27-vjeçarit ishte e lidhur ngushtë me kampionatin shqiptarë, ku përveç me Skënderbeun, kishte luajtur edhe me skuadrat si Apolonia, Kamza, Flamurtari dhe Kukësi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat