Presidenti i Bayernit: Ozil nuk do t’i mungojë Gjermanisë

Futboll

Presidenti i Bayernit: Ozil nuk do t’i mungojë Gjermanisë

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 14:43
Mesut Ozil ka qenë në qendër të kritikave për paraqitjet e dobëta me kombëtaren e Gjermanisë.

Futbollisti me prejardhje turke ka njoftuar dje se do të tërhiqet nga kombëtarja.

Mesut Ozil ka qenë në qendër të kritikave për paraqitjet e dobëta me kombëtaren e Gjermanisë dhe eliminimi i ish-kampionëve të botës qysh në fazën e grupeve në Botërorin “Rusia 2018”, ka shtuar kritikat ndaj tij.

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness mendon se largimi i Ozilit nga kombëtarja nuk do të vërehet pasi tash e sa vite ai nuk ka dhënë kontribut për Gjermaninë.

“Jam i lumtur që gjithçka ka marrë fund. Ai ka luajtur shumë dobët për vite me radhë”, ka thënë Hoeness për Sport Bild.

“Hera e fundit kur ai ka fituar një duel ka qenë para Kampionatit Botëror të vitit 2014”.

“Sa herë që Bayerni ka luajtur ndaj Arsenalit, ne e kemi ditur që ai është pika e tyre e dobët”.

“Ka vite që Ozil nuk do të duhej të kishte fare vend në këtë kombëtare dhe mungesa e tij nuk do të vërehet”, ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat