Përfundon mega-operacioni i merkatos mes Milanit dhe Juventusit

Futboll

Përfundon mega-operacioni i merkatos mes Milanit dhe Juventusit

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 18:35
Higuain do t’i bashkohet Milanit me formulën e huazimit për 18 milionë euro

Tani nuk ka më asnjë dyshim dhe Milani e Juventusi sapo kanë mbyllur operacionin më të madh të merkatos mes tyre.

Kështu Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldara do t’i bashkohen Milanit, ndërsa kapiteni i kuqezinjve, Leonardo Bonucci do të rikthehet edhe njëherë andej nga erdhi verën e kaluar.

Marrëveshja mes Milanit, Juventusit dhe palëve të përfshira në këtë pazar, është konkretizuar pasditen e sotme, ndërsa pritet vetëm hedhja e firmave mbi kontrata.

Higuain do t’i bashkohet Milanit me formulën e huazimit për 18 milionë euro dhe të drejtës së blerjes për 36 të tjera verën e ardhshme.

Nga ana tjetër, dy qendërmbrojtësat do të shkëmbehen kokë më kokë, teksa është rënë dakord që vlerësimi i tyre të jetë 40 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat