Dy shqiptarë në përbërjen e javës në Zvicër

Futboll

Dy shqiptarë në përbërjen e javës në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2018 Në ora: 11:17
Albian Ajeti

Java e tretë ka qenë javë e shqiptarëve në elitën e futbollit zviceran.  Shqiptarët shënuan katër gola, si Pajtim Kasami dy gola për Sionin, Albian Ajeti një për Baselin dhe Shkëlqim Demhasaj një për Luzernin.  Sionin triumfoi me rezultat 3:0 ndaj Xamax-it, ndërsa Baseli me 4:2 kundër Grasshoppers-it dhe Luzerni me 4:2 në përballje me Luganon.

Image

Pajtim Kasami

Prestigjiozja “Blick” ka vlerësuar dy shqiptarë dhe ka futur në përbërjen e javës. 11-shi i javës sipas “Blick”:  Jonas Omlin (Baseli), Andre Neitzke (Sioni), Simon Grether (Luzerni), Kevin Mbabu (Young Boys), Pascal Schürpf (Luzerni), Pajtim Kasami (Sioni), Shtjepan Kukuruzoviç (St. Galleni), Miralem Sulejmani (Young Boys), Christian Fassnacht (Young Boys), Albian Ajeti (Baseli) dhe Cedric Itten (St. Galleni).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat