Bonucci: Jam entuziazmuar që jam kthyer te Juve - Bota Sot
Bonucci: Jam entuziazmuar që jam kthyer te Juve

Futboll

E martë, 21 gusht 2018

Bonucci: Jam entuziazmuar që jam kthyer te Juve

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 17:10
Bonucci: Jam entuziazmuar që jam kthyer te Juve

Futbollisti Leonardo Bonucci tha se është i entuziazmuar që u rikthyer nga Milani te Juventusi. “Jam entuziazmuar që jam kthyer. E kam bërë sepse më mungonte shtëpia. Falënderoj Juventusin, trajnerin, menaxherin tim dhe Milanin, që më kanë lejuar të jem këtu për të nisur këtë rrugëtim të ri. Viti i kaluar te Milan më ka dhënë shumë në aspektin njerëzor, por më ka hequr fitoret. Këtu ka organizim dhe fitohet”, tha Bonucci. “Ka qenë një vendim i marrë në një moment zemërimi, nuk ka qenë ai i duhuri. Cristiano Ronaldo? Është mirë që e kemi në ekip, duke parë atë që ka ndodhur në vitet e kaluara…”, tha ai. “Nëse do të përballemi përsëri me Realin, ndeshja nuk do të fillojë 1:0 për ata. Të stërvitesh me atë është një stimul për të gjithë, është një nga ata që nuk i lë asgjë rastësisë dhe është gjithmonë i përqendruar. Kam fatin që jam kthyer tek Juventusi”, thotë Bonucci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test