Shqiptarët e Luzernit nuk e ndalën kampionin, Youngy Boys. Mysafirët shënuan fitore me rezultat 3:2 në konak të Luzernit. Idriz Voca u paraqit titullar, kurse Dren Feka futet në lojë në minutën e 90-të dhe dy minuta më vonë edhe sulmuesi Shkëlqim Demhasaj, por nuk kishte kohë për ndonjë rezultat të favorshëm. Voca u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 82-të, megjithatë ka bërë lojë të mirë. Schurpf (67'-nga penalltia), Gvilia (89') shënuan për Luzernin dhe Hoarau (24' e 77-nga penalltia), Ngamaleu (72') për Young Boysin.