Arrihet marrëveshja për kontratën, kjo është skuadra e re e Godin

Futboll

Arrihet marrëveshja për kontratën, kjo është skuadra e re e Godin

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 08:34
Diego Godin

Arrihet marrëveshjes mes Atletico Madrid dhe kapitenit Diego Godin për rinovimin e kontratës.

Lajmin e ka bërë të ditur “Marca” që shkruan se uruguaiani, që në qershorin e ardhshëm do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale, do të firmosë deri në vitin 2021 me skuadrën e drejtuar nga Diego Simeone.

Shumë shpejt do të vijë zyrtarizimi.

Atletico Madrid ka vendosur në këtë mënyrë të shpërblejë mbrojtësin pasi ky i fundit refuzoi ofertat e Juventus dhe Manchester United gjatë kësaj vere, që ishin të gatshëm të paguanin klauzolën prej 20 milionë eurosh, që prishte kontratën e tij me “Los Colchoneros”.

Godin, që luan me Atletico që kur u ble nga Benfica në vitin 2010, do të ketë një klauzolë të re prej 50 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat