Bajram Neziri zbulon diçka të vitit 1991: Kush tutet mos...

Futboll

Bajram Neziri zbulon diçka të vitit 1991: Kush tutet mos...

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2018 Në ora: 14:32
Bajram Neziri

Deshëm apo nuk deshëm, Bajram Neziri, ka qenë emblemë e Federatës së Futbollit të Kosovës, që nga koha e pavarësimit të futbollit tonë. Ai e din historinë më mirë se çdo kush tjetër sepse një periudhë të gjatë apo me dekada ka punuar në administratën e FFK-së. Ata që e njohin thonë: “Me Bajram Nezirin, me dy fjalë je marr vesh”.

“Bajrami ka ndjekur vetëm procedurat, rregulloret”, kështu thonë të tjerët për të. Bajram Neziri që ka kohë që u pensionua nga FFK-ja, ka zbuluar edhe një sekret të vitit 1991, kur u formua Federata e Futbollit e Republikës së Kosovës.

“Edhe njeriu më i guximshëm mund të thuhet për Agim Bytyçin (kryetar i parë i FFK-së).  A .Bytyçi në konstituim pati thënë: "Kush tutet mos ta tregoi emrin, ndërsa M. Lecajt (Mustafa, gazetar i asaj kohe) iu drejtua: shkruaje: prej sot Kryetar i Shoqatës së pavarur të futbollit të Kosovës është AGIM BYTYÇI. Respekt për trimëri zotëri KRYETAR”, ka komentuar Neziri. Bajram Neziri, njeriu që kaloi furtuna të mëdha në kohën e okupimit, por kurrë nuk u gjunjëzua  nga presionet dhe kërcënimet e regjimit kriminal serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat