Real Madrid ka identifikuar pasardhësin e mundshëm të Luka Modric.
Luka Modric vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve rreth transferimit në Inter.
Mesfushori kroat mund të largohet nga Real Madrid në javët e fundit të afatit kalimtar të verës.
“Sky Sport” shkruan se “Los Blancos” kanë identifikuar zëvendësuesin e mundshëm të Modricit.
Real Madrid ka kërkuar informacione nga Tottenham për blerjen e Christian Eriksen.
Mirëpo, kërkesa e “Spurs” për shitjen e yllit danez është 200 milionë euro.