Zviceranët kanë një shqetësim për futbollistin Bastien Toma, që nuk ka më shumë se 19 vjet dhe është pjesë e Sionit në Superligën e Zvicrës. Prestigjiozja zvicerane “Blick” shkruan mes të tjera se “Shqipëria dhe Kosova duan ta marrin supertalentin tonë”. Shqipëria dhe Kosova kanë nisur që të marrin informacion dhe të kontaktojnë me 19-vjeçarin e nëse arrijnë ta bindin, atëherë do të ishte një humbje shumë e madhe për Zvicrën. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Shqipëria shfaq interes për të, pasi dihet se 19-vjeçari e ka refuzuar disa herë në mënyrë të vazhdueshme Shqipërinë, por duke parë problemet etnike në Zvicër, ky mund të jetë rasti më i mirë për të përfituar shërbimet e tij.