Marchisio te top klubi nga Liga e Kampionëve? - Bota Sot
Marchisio te top klubi nga Liga e Kampionëve?

Futboll

E mërkurë, 19 shtator 2018

Marchisio te top klubi nga Liga e Kampionëve?

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 10:44
Claudio Marchisio

Claudio Marchisio mund të transferohet te një klub i madh nga Franca.

Claudio Marchisio ka filluar kërkimin për një klub të ri.

Mesfushori italian është larguar nga Juventus duke shkëputur kontratën me skuadrën kampione nga Serie A.

Së fundmi spekulohej se e ardhmja e tij mund të jetë larg nga futbolli evropian.

Por, e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Marchisio ka zgjuar interesim nga një klub i madh nga Liga e Kampionëve.

Paris Saint-Germain ka hyrë në garë për transferimin e Marchisios me synim ta ribashkojë atë me ish kapitenin e Juventusit, Gianluigi Buffon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test