Kjo është deklarata e Lopetegui pas fitores

Futboll

Kjo është deklarata e Lopetegui pas fitores

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 09:55
Julen Lopetegui

Pasi e drejtoi Real Madridin drejt fitores së parë në La Liga ndaj Getafes, Julen Lopetegui ka dhënë mendimin e tij pas ndeshjes.

Trajneri i ri i Realit ishte më shumë se i lumtur për debutimin me fitore te ”Los Blancos”.

“Ndjej kënaqësi që kemi fituar”, tha ai për gazetarët pas ndeshjes.

“Është ndeshja e parë në kampionat, kampionat i cili ju tregon juve se sa skuadër e mirë jemi. Jemi të lumtur dhe të kënaqur me fitoren”.

Për herë të tretë radhazi, Gareth Bale ka shënuar gol në ndeshjet hapëse dhe Lopetegui ka folur edhe për uellsianin.

“Më pëlqeu skuadra në përgjithësi dhe Gareth bëri një paraqitje të mrekullueshme”, shtoi Lopetegui.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat