Gonalons transferohet te Sevilla

Futboll

Gonalons transferohet te Sevilla

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 13:28
Mesfushori francez Maxime Gonalons

Mesfushori francez sot ka kryer testet mjekësore te skuadra andaluziane.

Maxime Gonalons lë Romën dhe i bashkohet Sevillas në huazim një-vjeçar.

Mesfushori i cili u transferua te verdhekuqtë një vit më parë nga Lyoni nuk ka arritur të bind trajnerin Eusebio Di Francesco me paraqitjet që ka bërë me skuadrën nga kryeqyteti italian,

Pasi Roma mori Steven Nzonzin pikërisht nga Sevilla, palët kanë rënë dakord që drejt Spanjës të niset Gonalons.

Megjithatë, Gonalons do të kthehet në fund të stinorit te Roma, pasi Sevilla nuk do ta ketë të drejtën e blerjes në këtë huazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat