Panucci merr vendim për të rikthyer këtë lojtar te Kombëtarja

Futboll

Panucci merr vendim për të rikthyer këtë lojtar te Kombëtarja

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 09:49
Panucci

Panucci deklaroi pak javë më parë se një nga gabimet e tij në karrierë si lojtar, ishte që la Realin e Madridit për Interin.

Por, me sa duket, jeta vazhdon t’i japë leksione të hidhura italianit edhe tani që është trajner. E mbani mend kur trajneri i Kombëtares i përmendte Ansi Agollit se “do të ishte 38 vjeç kur të niste Europiani i ardhshëm”? Epo ja që fjalët i merr era. Burime të sigurta pranë FSHF-së dhe stafit të Kombëtares bëjnë me dije për se Panuçi ka ndërmend të rikthejë mbrojtësin e majtë në Kombëtare.

Panucci është vënë nën presion të madh pas paraqitjeve të Kombëtares në dy ndeshjet e fundit.

Më shumë sesa humbjet, Shqipëria ka zhgënjyer me lojë. Pikërisht për këtë motiv, por edhe prej një klime të acaruar brenda skuadrës, Panuçi ka vendosur të rikthejë Agollin në ekip.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat