Kombëtarja e Kosovës sot e fillon aventurën e saj në kuadër të Ligës së kombeve.
Ndeshjen e parë do t’a luajë në Baku kundër Azerbaixhanit të Premtën me fillim nga ora 18:00.
Para pak çastesh ka dalë edhe formacioni zyrtar i Kosovës.
Selektori Challandes ka vendosur që portën t’ia besojë Ujkanit, kurse Zhegrovën ashtu siç edhe u paralajmërua e ka vënë në lojë që nga minuta e parë.
Milot Rashica që shënojë gol fenomenal në ndeshjen e fundit përballë Frankfurtit me skuadrën e tij Werderin, do të nis ndeshjen nga banka rezervë.