Ish futbollisti i mirënjohur, Ardian Kozniku, me kombëtaren e Kroacisë fitoi medaljen e bronztë në vitin 1998, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se i gëzohet çdo fitores së Kosovës.
“Djemtë i uroj për fitore dhe paraqitjen fantastike. Tifozët ‘Dardanët’ meritojnë komplimente dhe i vlerësoi me notë dhjetëshe për atmosferën fantastike.
Kosova me fitore nderoi të ndjerin, legjendën Fadil Vokrri”, thotë Kozniku. Kosova e mposhti me 2:0 Ishujt Faroe, në kuadër të grupit 3 të Ligës së Kombeve në Divizionin D.