Boateng zbulon arsyen pse refuzoi Mourinhon dhe Manchester United

Futboll

Boateng zbulon arsyen pse refuzoi Mourinhon dhe Manchester United

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 10:03
Jerome Boateng

Jerome Boateng ka konfirmuar raportet se Manchester United dhe PSG ishin interesuar për të këtë verë, duke zbuluar se Jose Mourinho nuk ishte në gjendje ta bindte të largohej nga Bayern Munich.

Mbrojtësi gjerman ishte temë e zërave për transferim gjatë merkatos së verës, por zgjodhi të qëndrojë me bavarezët për sezonin e tij të tetë me këtë klub. Ai ka luajtur më parë në Premier League për Manchester City, por mbrojtësi 30-vjeçar nuk u tundua të largohej nga Bayerni, edhe pse mendimi i një klubi të ri e intrigonte atë.

“Unë kisha oferta nga PSG dhe Manchester United, – tha Boateng për “Bild”. – Nuk doja të largohesha nga Bayerni, por isha i intriguar të provoja një sfidë të re. Ndihem mirë te Bayern Munich, sepse është një nga klubet më të mëdha në botë”.

Mourinho ishte i vendosur për të marrë një qendërmbrojtës si ai në “Old Trafford”. Boateng zbuloi se ai personalisht foli me Mourinhon në lidhje me interesin e Manchester United, duke refuzuar. Më pas, Harry Maguire u konsiderua si një objektiv.

Megjithatë, mbrojtësi i Anglisë tha se kurrë nuk kishte mendime konkrete për ta lënë Leicester City. Edhe Boateng, gjithashtu, zbuloi se nuk ishte plotësisht i bindur për një lëvizje. “E telefonova Jose Mourinhon, i thashë se interesi i tij ishte një nder për mua dhe e falënderova që po përpiqej aq shumë, – tha Boateng. – I shpjegova Mourinhos se është e vështirë të largohem nga Bayerni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat