Mario Gotze mund të transferohet në Premier Ligë gjatë janarit. Jurgen Klopp mund të bashkohet sërish me Mario Gotzen.
Mediat gjermane raportojnë se trajneri aktual i Liverpool ka kërkuar blerjen e yllit gjerman, i cili po kalon një periudhë të vështirë te Borussia Dortmund.
Gotze në verë ka refuzuar shumë oferta, por një telefonatë e Klopp ka ndryshuar gjithçka rreth të ardhmes së tij dhe në janar mund të transferohet në Anfield.
Për Gotze do të ishte aventura e parë e tij jashtë Gjermanisë dhe me një trajner që e njeh mirë si Klopp, të gjithë janë të bindur se do të rikthehej në formën e shkëlqyer që tregoi deri në botërorin e Brazilit.