Szczesny: Kurrë nuk do të jem si Buffon

Futboll

Szczesny: Kurrë nuk do të jem si Buffon

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 21:31
Wojciech Szczesny

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny beson se mos të qenit italianë është mirë për të derisa ka thënë se “kjo do të thotë se ai kurrë nuk do të jetë Gigi Buffon”

Polaku ju bashkua Bianconeri në verën e vitit 2017 pas dy viteve huazim të Roma, e pas një viti si portierë i dytë ai tani është numri 1 i ekipit nga Torino.

“Së pari mendova që ndonjëherë është mirë ta bësh një hap pas dhe dy përpara”, ka shpjeguar Szczesny për BBC Sport.

“Kur e analizoja situatën, nuk ishte më shumë se një hap pas sepse e dija se do të luaja një ditë. Luajta 21 ndeshje, e cila gjë nuk është keq për një portier të dytë. Po ashtu pata mundësinë që të mësojë nga një nga portierët më të mirë në histori dhe kisha një vit përpara që të përgatitem që ta zëvendësojë atë”.

“Ishte mundësia më e mirë në karrierën time”.

“Jam krenar për mënyrën si kam punuar. Ne të gjithë kemi momentet e vështira në karrierën tonë. Është mënyra si reagoni në disa raste. Ku jam tani nuk ka ardhur nga qielli. E kam fituar”.

“Nuk ka mënyrë më të mirë se të mësosh duke parë më të mirët në punën e tyre. Vetëm të jesh me Buffon në çdo ditë stërvitje dhe ta shohësh si përgatitet ai për ndeshje, si komunikon me mbrojtësit, jo vetëm në fushë por edhe në zhveshtore është mrekulli”.

“Për mua është lehtë sepse unë nuk jam italianë. Që do të thotë se kurrë nuk do të jem Buffoni i ardhshëm. Do të jem numri i ri 1 në Juventus, kjo është e qartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat