“Topi i Artë”, publikohen 10 kandadatët e parë

Futboll

“Topi i Artë”, publikohen 10 kandadatët e parë

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 13:00
“Topi i Artë”, publikohen 10 kandadatët e parë

Janë zbuluar 10 emrat e parë nga 30 kandidatët për “Topin e Artë”, ndryshe nga sa ka ndodhur më parë. Faqja zyrtare e “Topit të Artë” në “Twitter” ka publikuar me video emrat e futbollisteve, teksa njofton se lista do të plotësohet në orët në vazhdim. I pari që është publikuar ka qenë sulmuesi Serxho Aguero i Mançester Sitit, për të vijuar më pas me portierin Alison dhe Bejlin e Realit.

LISTA: 

1. Aguero, Mançester Siti

2. Alison, Liverpul

3 . Bejl, Real Madrid

4 . Benzema, Real Madrid

5 . Kavani, PSG

6. Kurtua, Real Madrid

7. Ronaldo, Juventus

8. De Bryjne, Mançester Siti

9. Firminjo, Liverpul

10. Godin, Atletiko Madrid

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat