Komuna e Gjakovës vazhdon bashkëpunimin me KFOR-in

Gjakova

Komuna e Gjakovës vazhdon bashkëpunimin me KFOR-in

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 14:36
Pamje nga takimi

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka pritur sot në një takim njohës komandantin e Grupit Luftarak Shumëkombësh të Perëndimit dhe të kontingjentit italian, kolonelin Giovanni Giagheddu, i cili ka marrë këtë post ditë më parë.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se Kusari – Lila ka njoftuar kolonelin Giagheddu për situatën në komunën e Gjakovës dhe angazhimet konkrete të qeverisjes lokale në shërbim të qytetarëve.

“Ajo ka përmendur disa nga projektet e mëdha të cilat tashmë janë në proces të realizimit, përfshirë këtu projekti për rrjetin e ujit të pijes, atë të Ngrohtores së Re, të Impiantit të Ujërave të Zeza e të tjera. Kryetarja Mimoza Kusari – Lila, gjithashtu e ka njoftuar koloneli Giagheddu se qeverisja lokale e drejtuar nga ajo është duke u angazhuar që në komunë e Gjakovës të krijojnë një sistem të transparencës dhe llogaridhënies, përmes së cilit qytetarët kanë mundësi të marrin pjesë në vendimet e nivelit lokal dhe në të gjitha proceset që ndikojnë ne jetën e tyre”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, koloneli Giagheddu ka shprehur interesim për të ditur më shumë rreth situatës në Aeroportin e Gjakovës, për të cilin nga ana e kryetares Kusari – Lila ka marrë informacione të plota mbi të gjitha zhvillimet e deritashme.

“Në këtë drejtim, koloneli Giagheddu ka shprehur keqardhjen për zvarritjen e funksionalizimit të këtij aseti me shumë rëndësi jo vetëm për Gjakovën por edhe për tërë rajonin në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat