Në Prizren dhe Gjakovë kultivohen bimë narkotike, dy të arrestuar

Gjakova

Në Prizren dhe Gjakovë kultivohen bimë narkotike, dy të arrestuar

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 17:30
Ilustrim

Në dy aksione të ndara, Policia e Kosovë ka arrestuar dy persona, njërin në Prizren në qytet dhe tjetrin në qytetin e Gjakovës.

Në Prizren ngjarja ka ndodhur në rrugën “Enkelejdet” ku njësia përkatëse policore ka arrestuar të dyshuarin mashkull, shqiptar, nën dyshimin e kultivimit të narkotikëve.

Gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar disa fara të bimës narkotike të llojit “Canabis Stativa”.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Vesli Klark” në Gjakovë, ku është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull, shqiptar, nën dyshimin e kultivimit të narkotikëve.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat