Gjakova organizon aktivitete për shenjtërimin e Nënë Terezës

Gjakova

Gjakova organizon aktivitete për shenjtërimin e Nënë Terezës

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 09:13
Nënë Tereza

Komuna e Gjakovës do të organizojë sot një aktivitet me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur agjenda e aktivitetit të sotëm, që do të fillojë nga ora 11:00 tek statuja e shenjtores në Parkun e Qytetit, transmeton KosovaPress.

Ja agjenda e plotë:  

Agjenda e aktivitetit me fillim në ora 11:00 tek statuja e shenjëtores në Parkun e Qytetit:

Hapja, Kori i Kishës - kënga "Dashuri është Jeta" Fjalë rasti - Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila Fjalë rasti - Udhëheqësi i Kishës Katolike në Gjakovë, Pater Ndue Kajtazi Fjalë rasti në emër të historianëve dhe intelektualëve të Komunës së Gjakovës - Prof. Ruzhdi Sefa Kori i Kishës - kënga "Ti je Jeta ime" Instrumental - Bach . Allemande from Flute Partita - Lorik Pylla-Kitarë Recital për Nënën Terezë - Gladiola Doli Kori i Shkollës së Muzikës - "Dhuratë për Ditëlindje" dhe "Nënës së Mirë"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat