Një mbesë e Gjakovës është shenjëtore

Gjakova

Një mbesë e Gjakovës është shenjëtore

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 18:41
Aktiviteti për Nënë Terezën në Gjakovë

Para shtatores së Shenjëtores Nënë Tereza në Gjakovë, komuna organizoi një aktivitet të larmishëm me pjesëmarrje të gjerë të personaliteteve dhe moshave e profesioneve të ndryshme.

Fillimisht kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila përmendi faktin se një shqiptare u shpall shenjtore dhe kjo për vendin tonë është arsye të festojmë dhe të ndihemi të lumtur.

Kusari Lila: Një mbes e Gjakovës është shenjëtore

“ Kjo për ne si komb shqiptar ka një domethënie të madhe, na ka sjell një mburrje të pashoq sot është një shenjtore, por gjithashtu për Gjakovën tonë dita e djeshme ishte e veçantë, ngase një mbes e Gjakovës me urtësinë, zemër gjerësinë dhe humanitetin e treguar, sot është një shenjtore, shqiptimi i emrit të saj ka kuptimin në tërë botën por nga tani ajo për ne ka edhe kuptimin qiellor  “, tha ajo.
                        
Padër Ndue Kajtazi nga Kisha Katolike e nisi fjalimin e tij me fjalë të shenjtores Tereza.

Kajtazi : Shumë popuj provuan ta përvetësojnë emrin e saj

“Nëntë Tereza ishte në 100 e parë të njerëzve më ndikim të madh dhe njerëzve më të popullarizuar të kohës, andaj ishte krejt normale që shumà « popuj e shumë kombe provuan ta përvetësojnë emrin e saj. Këto fjalë ishin përgjigja e saj për të treguar se kush ishte. Ajo me gjak ishte shqiptare e lindur në Shkup nga prindërit Kolë e Drane Bojagjiu. Babi Kola vdes derisa Gongjia  ishte 8 vjeç. Nëna Drane me të bijën tjetër do të vendosen në Tiranë, aty i kishte shkuar edhe vëllau i saj Lazeri. Në Tiranë nëna Drane dhe Agja jetuan deri në vdekje, aty edhe u varrosen“, tha ai.   
                   
Ndërsa, në emër të shoqatës së intelektualëve “Jakova” nga Gjakova foli prof Ruzhdi Sefa.

Sefa: Nëna Terezë do të duhej të ishte modeli i intelektualit

“Nëna Terezë do të duhej të ishte modeli i intelektuali që ia la trashëgim kulturës tonë. Vëmendja e botës së qytetëruar sërish është kthyer nga shqiptarët prej nga e kishte origjinën shenjtorja Nëna Terezë“, tha Sefa.

Në këtë aktivitete kulturor e artistik u prezantuan Kori i Kishes me këngët  "Dashuri është Jeta" dhe "Ti je Jeta ime", pastaj  Lorik Pylla luajti në Kitarë. Një Recital për Nënën Terezën interpretoi  Gladiola Doli dhe Kori i Shkollës së Muzikës kënduan  "Dhuratë për Ditëlindje" dhe "Nënës së Mirë", nën udhëheqjen e Astrit Pallaskës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat