Në Gjakovë mbahen aktivitete në kuadër të ditës ndërkombëtare të konventës së të drejtave të fëmijëve

Gjakova

Në Gjakovë mbahen aktivitete në kuadër të ditës ndërkombëtare të konventës së të drejtave të fëmijëve

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 12:51
Pamje nga aktiviteti

Në kuadër të manifestimit të “20 Nëntorit– Ditës Ndërkombëtare të Konventës së të Drejtave të Fëmijëve si dhe 16 Nëntorit - Ditës së Tolerancës’’ sot është mbajtur aktiviteti i parakalimit të fëmijëve nga sheshi “Nëna Terezë” deri tek Kuvendi Komunal i Gjakovës ku fëmijët janë ndalur për takim në sallën e Asamblesë Komunale.

Në këtë takim, fjalën e ka marrë kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, e cila është shprehur se ky takim sot me fëmijët e ka bërë sallën e Asamblesë Komunale më të bukur me punimet dhe fotografitë e fëmijëve. Kusari Lila është shprehur se fëmijët janë shtylla kryesore e të ardhmes së Kosovës andaj edhe në këtë ditë të tyre duhet të shprehim dhe rikujtojmë të drejtat e tyre të pamohueshme.
Dea Jonuzi, kryesuese e asamblesë së fëmijëve ka folur për rolin dhe rëndësinë e zhvillimit të fëmijëve në fusha të ndryshme duke shprehur se të drejtat e tyre për arsimim dhe zhvillim janë kyçe për një të ardhme dhe një personalitet sa më të formuar. Ajo iu është drejtuar fëmijëve që të kenë guxim dhe të ndjekin ëndrrat e tyre. Ndërsa, Arlind Avdullahu përfaqësues nga Handikos ka përmendur të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara që janë e drejta për arsimim, e drejta për kujdes mjekësor, e drejta për mbrojtje nga shfrytëzimi, etj. Në fund ka folur edhe Dhurata Xhahnemi fascilatore në qendër si dhe është mbajtur diskutim i hapur për pyetje me fëmijët.

Këto aktivitete ndërkulturore me fëmijë janë të mbështetura në kuadër të projektit ,,Mbështetja e BE-së për zbatimin e strategjisë për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë - EU-SIMRAES 2”, si dhe nga Fondacioni “Terre des Hommes”. 

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat