Kryetarja e Komunës së Gjakovës vizitoi Smolicën

Gjakova

Kryetarja e Komunës së Gjakovës vizitoi Smolicën

Nga: Tahir Bezhani Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 23:04
Kryetarja e Gjakovës. Mimoza Kusari Lila me banorët e Smolicës

Dita e sotme, 24 Nëntor 2016, ishte në agjendën e kryetares së komunës së Gjakovës, z.Mimoza Kusari- Lila ,për ta vizituar fshatin Smolicë, Rekë e Keqe, rreth 15 kilometra ne përmendim te Gjakovës. Për këtë qëllim, një ditë më parë, këshilltari i kryetares, zoti Ali Tafarshiku, më telefonin dhe kërkon mbështetje që të informohen fshatarët për vizitën e kryetares. Tafarshiku na sqaroj se vizita kishte qëllimin e vetëm, që kryetarja e Gjakovës, të informohet drejte për drejtë nga goja e fshatarëve për të gjitha hallet dhe nevojat e tyre, për problemet që i preokupojnë banorët e këtij fshati, e që nuk janë të pakta....

Kryetarja e Gjakovës me hallet e banorëve të Smolicës

 Në një ditë vjeshte të ftoftë, ku mungonte vetëm bora që nuk shkelej me këmbë, me temperatura mjaft të ulëta, rreth ortës 12,30 arriti zonja e parë e Gjakovës, në shoqërimin edhe të zotërinjve, Shkumbim Kastrati, drejtor i Shërbimeve publike dhe Ali Tafarshiku, këshilltari i kryetares. Te lëndinat e njohura të Smolicës, kishin dalë një numër i konsiderueshëm  njerëz nga fshati për ta pritur kryetaren. Me të zbritu nga makina, ajo u përshëndet me secilin dorë më dorë, ndërsa, pasi u pyet me banorët e fshatit, pyetja e parë e kryetares ishte:” pse këtu është ndërprerë asfaltimi i rrugë?.....” 

“Pse këtu është ndërprerë asfaltimi i rrugës ?”- ishte gjithë problematika....

Pas shtruarjes së kësaj pyetje, si spontanisht, filluan ecjen këmbë të gjithë së bashku rrugës së pa asfaltuar ku drejtonte kah lagja e epërme e fshatit . Ani se e planifikuar disa herë më parë për asfaltim ,kjo rrugë  është dashur të ishte e mbaruar që moti. Gjatë kalimit nëpër  rrugë me gropa, kryetarja hidhte shikim  gjithandej fshatit duke shikuar edhe  shtyllat e rrjetit elektrik të fshatit dhe shtronte pyetje:” a keni rrymën në rregull, a keni probleme...?”. Në këtë kuptim u gjeten disa imtësi sa për ta ndalë hapin e ecjes dhe për t’i dëgjuar rrëfimet e fshatarëve. Hap pas hapi mbërritën te Bregu i Bezhanëve, dhe pasi zhvilluan disa biseda për rrjetin elektrik, njëri nga fshatarët, luti kryetaren Mimoza Kusari- Lila që të shkojnë në një odë burrash dhe të pinë kafe dhe të shtrojnë bisedat e hapura e jetike për banorët e këtij fshati. Ajo pranoj me kënaqësi dhe u drejtuan në oden e bukur të Qamil Veselit, në të hilen kishte hapësirë për 200 veta. Me të hyrë brenda, ra fytyrës ajri i ngrohët i dhomës së bukur, ku stufa e ndezur me dru bungu, gërlatke zëshëm duke përpi dru në këtë mot të ftohët vjeshte të vonë.

Pasi arritën kafetë, vendasit filluan të shtrojnë kërkesat e tyre kryetares Mimoza Kusari- Lila, të cilat  (disa) janë jetike dhe kërkojnë një prioritet afatshkurtër për t’u realizuar. Banorët e Smolicës kërkuan nga kryetarja këto  gjëra: asfaltimin e rrugës, sigurimin e ujët  të pijshëm, i cili zvarrite me vite, ani se disa herë janë dhënë  para për këtë qëllim, sigurimin e ujët dhe kanalin për ujitjen e disa mija hektarëve tokë, ku etja e kallë këtë vend që nga vitet e paraluftës dhe toka rrinë djerrinë. Pastaj, ishte për trajtim si kudo tjetër, çështja e papunësisë, ku ka përfshi rininë e këtij vendi, por edhe banorët e këtij fshati.  Smolica, tani më, është një vend i njohur si çerdhe e djemve të lirisë, aty u organizuan celulat e luftës nga mori rrugë nëpër shumë vende tjera. Prandaj një punësim me një prioritet do ishte(mendoj) një nderë  ndaj këtyre banorëve të vuajtur.

Ngrohtësia e kryetares dhe çiltërsia e bisedave me këta banorë, ishte shkëlqesia e  këtij takimi.

Duke u ndier e gëzuar në mesin e smolicasëve, duke qenë e kënaqur me bisedat dhe kërkesat e tyre të arsyeshme, kryetarja e Gjakovës, zonja Mimoza Kusari- Lila, sqaroi kohen e mandatit si kryetare, kushtet nën të cilat e ka gjetur komunën ,punët e bëra dhe synimet për të vazhduar në realizimin e të gjitha projekteve, kudo në komunë, por edhe në këtë fshat. Me fjalët e saja, ajo iu dha kurajë banorët se do i ven në prioritet afatshkurtër disa nga kërkesat e posaçërisht asfaltimin e rrugës në lagjen e Bezhanëve dhe vazhdimin e mëtejmë  të saj. Ndërsa, zotëri Shkumbim Kastrati, banorëve të Smolicës u sqaroj disa gjëra buxhetore  të komunës së Gjakovës.

Në këto rrethane, zonja Mimoza Kusari- Lila, qëndroi përballë banorë të Smolicës, në një odë fshati, duke dëgjuar të gjitha hallet, kërkesat dhe nevojat e tyre. Banorët e këtij fshati e falënderuan kryetaren për shumë sqarime e mbi të gjitha, për mënyrën e veprimit të dialogut të drejtë për drejtë me këta hallexhinj. Edhe ajo(kryetarja) i falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe sinqeritetin e bisedës.

Pasi u përshëndet me banorët e Smolicës dhe mori rrugë për në Gjakovë, ndaloi makinën dhe u kthye për t’u përulur para të rënëve për lirinë e Kosovës. Bëri nderime te Lapidari dhe varrezat e dëshmorëve të kombit.

Me këtë përulje para të rënëve për liri, kryetarja përfundoi një vizitë me sukses në fshatin Smolicë ,komuna e Gjakovës, Rekë e Keqe.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat