Kelmendi premton bashkëpunim të ngushtë për zhvillimin e bizneseve të Gjakovës

Gjakova

Kelmendi premton bashkëpunim të ngushtë për zhvillimin e bizneseve të Gjakovës

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 13:22
Pamje nga takimi

Komunën e Gjakovës sot e ka vizituar zëvendëskryeministri i Kosovës Ramiz Kelmendi me bashkëpunëtorë të cilët janë pritur nga kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, bashkë me përfaqësues komunal.

Në këtë takim është diskutuar kryesisht për çështjet ekonomike të komunës së Gjakovës për sfidat me të cilat përballen bizneset e Gjakovës dhe mundësitë për tejkalimin e këtyre krizave si dhe përmirësimin e sektorit të biznesit. Gjatë konferencës për media, kryetarja Mimoza Kusari-Lila, është shprehur që në takim me zëvendës kryeministrin Kelmendi kanë diskutuar për zhvillimin lokal dhe mënyrat për stimulimin e prodhimit vendor. Ajo ka bërë të ditur edhe njëherë kërkesat e komunës së Gjakovës drejtuar qeverisë së Kosovës dhe AKP-së, të cilat ende nuk janë adresuar, për funksionalizimin e zonës industriale si dhe për hyrje-daljet e qytetit projekt ky që është mbështetur nga BERZH. Kusari-Lila ka theksuar që një bashkëpunim i mirë në mes të nivelit qëndror dhe atij lokal ka ndikim shumë të madh për ekonominë e vendit.

Nga ana tjetër, zëvendës kryeministri Ramiz Kelmendi është shprehur se në vazhdën e vizitave nëpër komuna do të vizitojmë edhe bizneset lokale të komunës së Gjakovës për të parë nga afër mungesat dhe përparësitë e këtyre bizneseve. Zëvendës kryeministri Kelmendi ka theksuar që komuna e Gjakovës ka hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e zonave ekonomike dhe se ne si qeveri do të bashkëpunojmë ngushtë në këtë fushë në mënyrë që të rrisim potencialet për investitorë. Ai po ashtu është shprehur se në komunën e Gjakovës ka mjaft biznese si ato të tekstilit te cilave ju mungon hapësira e duhur për të punuar, ndërsa ne si qeveri kemi formuar fondin për garantim të kredive për ato biznese të cilave ju mungon kapitali.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat