Nis dekorimi i qytetit të Rahovecit për festat e fundvitit

Gjakova

Nis dekorimi i qytetit të Rahovecit për festat e fundvitit

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 14:15
Komuna e Rahovecit duke dekoruar vendin per fundvit

Komuna e Rahovecit ka filluar dekorimin e qytetit për festat e fundvitit

Për dallim nga viti i kaluar, këtë vit Komuna e Rahovecit është treguar  e kujdesshme sa i përket dekorimit të qytetit, pasi që nga sot kanë nisur punimet e para, për të vendosur dritat ndriçuese për dekorimin e rrugëve të qytetit.

Siç njofton kjo komunë përmes një komunikate për media, punët për vendosjen e dritave ndriçuese kanë nisur në qendër të qytetit për të vazhduar edhe në rrugët tjera që është planifikuar të ketë dekorim të qytetit siç është udhëkryqi tek semaforët, një pjesë e rrugës “Xhelal Hajda” dhe rruga “Xhevat Kasapi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat