Kusari-Lila në ditën e parë të vitit, viziton repartin gjinekologjik

Gjakova

Kusari-Lila në ditën e parë të vitit, viziton repartin gjinekologjik

Më: 1 janar 2017 Në ora: 17:12
“Fëmija i parë në Komunën e Gjakovës është djalë dhe është pagëzuar me emrin Omer”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila i ka bërë vizitë repartit të gjinekologjisë në spitalin regjional “Isa Grezda” në ditën e parë të vitit 2017.

Ajo ka uruar nga afër nënën që ka lindur fëmijën e parë në këtë komunë në vitin e ri.

“Fëmija i parë në Komunën e Gjakovës është djalë dhe është pagëzuar me emrin Omer”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

“Siç u njoftuam nga mjeku kujdestar Dr.Butrint Kusari, lindja ka shkuar në mënyrë spontane pa ndonjë problem. Gjithashtu edhe nga emergjenca e spitalit regjional, u njoftuam se nata e ndërrimit të moteve ishte e qetë pa ndonjë rast të veçantë”, ka përfunduar ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat