Përkujtohet dëshmori Gaspër Karaqi

Gjakova

Përkujtohet dëshmori Gaspër Karaqi

Nga: B.S Më: 28 janar 2017 Në ora: 22:52
Pamje nga fshati Bishtazhi, ku u përkujtua Dëshmori i Kombit, Gasper Karaqi

Me rastin e 18 vjetorit të rënjes heroike, sot në fshatin Bishtazhin është përkujtuar Dëshmori i Kombit, Gasper Karaqi.
Një delegacion i Komunës së Gjakovës, i kryesuar nga nënkryetari Ramadan Hoti, fillimisht kanë bërë homazhe pranë lapidarit dhe varrit të Dëshmorit, kurse më pas kanë marrë pjesë në Akademinë përkujtimore organizuar nga shkolla Gjergj Fishta.

Në fjalën e tij, nënkryetari Hoti tha se Gasper Karaqi ishte shembulli më i mirë i atdhe dashurisë dhe përkushtimit për liri. "Sakrificën e Dëshmorëve të Kombit, duhet ta rikthejmë në punë që ta ndërtojmë lirinë e këtij vendi ashtu edhe siq ishte amaneti i Gasper Karaqit dhe shokëve të tij dëshmorë", tha ndër të tjera Hoti.

Për jetën dhe veprën e Dëshmorit Gasper Karaqi, folën edhe bashkëluftetarë, familjar dhe nxënës, kurse në fund para të pranishmëve u dha edhe një program i pasur kulturo artistik./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat