Lekaj pranon mirënjohje për punën si kryetar i Gjakovës

Gjakova

Lekaj pranon mirënjohje për punën si kryetar i Gjakovës

Nga: B.S Më: 26 mars 2017 Në ora: 21:41
Deputeti i AAK-se, Pal Lekaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, njëherësh edhe deputet në kuvendin e Kosovës, Pal Lekaj, ka pranuar mirënjohje (punim dore), nga veprimtari, Qamil Shehu-Nivokazi.

Lekaj ka pranuar këtë mirënjohje për punën e bërë  sa ishte kryetar i komunës së Gjakovës, por edhe për punën e tij si deputet.

Përmes një statusi në Facebook, Lekaj  shkruan se ndihet i nderuar dhe i respektuar nga ana e familjes Shehu.

Postimi i plotë:

Sonte isha i nderuar të pranojë Mirënjohjen (punim dore) e dhuruar nga veprimtari i çmuar, Qamil Shehu - Nivokazi, në shenjë respekti për punën e bërë ndër vite në Gjakovë dhe për Gjakovën, si kryetar komune dhe tani si deputet. Ky respekt dhe ky nderim që mu bë sot dhe çdo ditë nga të gjithë qytetarët, që në të gjitha kohët ishim bashkëpunëtor, me jep motiv për të mos u ndaluar asnjëherë që të jem në shërbim të vendit tim.

Falëminderit Qamil, falëminderit Gjakovë!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat