Mimoza Kusari Lila, së bashku me bashkëpunëtor, ka vizituar Kishën e Shën Mhillit në Doblibare

Gjakova

Mimoza Kusari Lila, së bashku me bashkëpunëtor, ka vizituar Kishën e Shën Mhillit në Doblibare

Më: 15 prill 2017 Në ora: 20:38
Mimoza Kusari Lila, viziton Kishën e Shën Mhillit në Doblibare

Me rastin e festës së Pashkëve, Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, së bashku me bashkëpunëtor, ka vizituar Kishën e Shën Mhillit në Doblibare, si dhe familjen Gjoni e cila para disa muajsh humbi tragjikisht dy djemtë, Antonin dhe Dritonin.

Me këtë rast, Kryetarja Kusari Lila ka uruar nga afër Don Albert Jakaj dhe përfaqësuesit e fshatit Doblibare për festën e Pashkëve, duke dëshiruar begati dhe ditë më të mira për gjithë besimtarët Krishterë.

Image

Në vizitën te familja Gjoni, Kryetarja e Komunës ka shprehur edhe një herë ngushëllimet e sinqerta për prindërit, motrat dhe vëllezërit e Antonit dhe Dritonit. "Kam ardhur sot këtu, që në prag të festës së Pashkëve, të qëndroj bashkë me ju për t'ju treguar se dhimbja e juaj është edhe dhimbja jonë. Antoni dhe Dritoni ishin dy nga bijtë më të mirë të Gjakovës, andaj sot lutemi që shpirtrat e tyre të prehen në paqe dhe qetësi, ashtu siç edhe ishin të qetë dhe të dashur në jetën e tyre", ka thënë ndër të tjera kryetarja Mimoza Kusari Lila.

Nga ana tjetër edhe prindërit e Antonit dhe Dritonit, kanë falënderuar kryetaren që në festën e Pashkëve është kujdesur të ndaj kohën me ta dhe dhembjen e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat